Vajza 16-vjeçare, Sh.Bytyçi nga fshati Denjë i Rahovecit po përballet edhe një herë me xhaxhin e sajë i cili ushtroi dhunë fizike ndaj saj, para katër dite, në afërsi të shkollës “12 maji” në fshatin Ratkoc.
E mitura këtu ishte nën shoqërimin e prindërve, mbrojtësit të viktimave për regjionin e Gjakovës dhe punëtorit të qendrës për punë sociale, shkruan Botapress.
E pyetur në prezencë të prindërve vetë e mitura Sh.Bytyqi nuk ka dashur të flas për televizionin. Njëjtë edhe prindërit e saj.
Derisa po pleqnohej çështja nga gjykatësi, ai që deshi të fliste ishte xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi.
Në deklaratën për media xhaxhai i të miturës Hidajet Bytyqi, tha se vajzën e vëllait e ka dashur më së shumti nga të gjithë fëmijët.
“E pranoj se kam gabuar, sepse i di ligjet. Ndjehem fajtor, por jam i lumtur që nuk e kam lënduar”, tha ai.
Me vendimin e gjykatës Hydajte Bytyqit i ndalohet të ushtrojë çfarëdo dhune psikqike, fyerje, kërcënime fizike, apo nënçmime ndaj të miturës Sh. Bytyqi. Gjithashtu i ndalohet ta pengojë që të shkojë në shkollë dhe t’ia cenojë lirinë e lëvizjes palës së mbrojtur (Sh. Bytyqi).