Ky është qëndrimi i ministrit Latifi për projektligjin që rregullon çmimin e barnave

E publikuar: 29/07/2022 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministri i Shëndetësisë, Riftat Latifi, e ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale të iniciuar nga PDK-ja.

Në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit, ai tha se e çmon shumë dëshirën për t’i ndihmuar Ministrisë së Shëndetësisë me këtë ligj, por siç tha Latifi, ky ligj është në fazën e fundit, ka mbaruar dhe është jashtëzakonisht i mirë.

“E çmoj shumë dëshirën për t’i ndihmuar Ministrisë së Shëndetësisë me këtë ligj dhe projektligjin tjetër të shëndetësisë. Ju keni me pas shansin të na ndihmoni edhe më shumë me këto. Siç e dini ju, Ministria e Shëndetësisë sipas programit legjislativ qeveritar për vitin 2022 ka këto dy ligje në fazën e fundit. Projektligji për çmimin e barnave ka mbaruar, dhe është i kryer. Është jashtëzakonisht i mirë, keni me pas shansin të shtoni ose të hiqni diçka, por do ta keni shansin ta bëni më mirë”, tha ministri Latifi, njofton Klankosova.tv.

“Pajtohem me të gjithë ju që duhet të kemi ligj, këtë do ta bëjmë dhe do ta dorëzojmë në seancën vjeshtore të kuvendit të Kosovës”, tha më tej ministri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!