Përveç votës kundër në Kuvend partitë opozitare tani për tani nuk kanë asnjë plan konkret për të kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale. Ndonëse ka kohë qe janë deklaruar se do t’i bashkërendojnë veprimet më qëllim të parandalimit të Speciales, VV, AAK e Nisma nuk pritet të organizojnë protesta për të kundërshtuar themelimin e Speciales.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se tani për tani ajo qe është e ditur janë votat kundër në Kuvend duke mos shpjeguar nëse VV bashkë më partitë opozitare do të ndërmarrin ndonjë veprim më qëllim të parandalimit të themelimit të Gjykatës Speciale.
Krasniqi pret qe edhe deputetët e opozitës ashtu siç kanë deklaruar se do të votojnë kundër ta bëjnë këtë gjë sikurse fton edhe deputetët e mazhorancës qe t’i thonë jo Speciales, sepse ai vlerëson se themelimi i saj është shumë i dëmshëm për vendin.
“Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtoj në Kuvend krijimin e Gjykatës Speciale. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të votojnë gjithë kundër themelimit të kësaj Gjykatë. Ne konsiderojmë se krijimi i një gjykatë përben sistem paralel të drejtësisë në Kosovë dhe paralelizon drejtësinë kosovare. Kjo Gjykatë e ndërron të vërtetën e luftës mbi luftën e Çlirimtare të UCK-së, në Kosovë, e cila luftë tash po trajtohet nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte”, ka thënë Krasniqi.
Vetëvendosje, sipas tij, vlerëson se një Gjykatë e tillë do të duhej t’i krijohej Serbisë për të bëmat e saj.
Tribuna Channel ka provuar të marrë qëndrim nga zyrtarët e AAK-së dhe të NISMA-s, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim qe më datë 29 maj, të mbahet një seancë më një pikë të vetme të rendit të ditës trajtimin e amendamenteve të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale./Tribuna Channel/
Ky është plani i Opozitës për të kundërshtuar Specialen!
NGA KATEGORIA