Ky është gabimi kryesor që bëni gjatë seksit

E publikuar: 06/06/2019 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara. Në fakt ajo që është më problematike është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet si dhe dëshirat e partnerëve tanë.

Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative. Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye se komunikimi është më se i rëndësishëm gjatë seksit.

Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas, shkruan living. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjellët dhe i hapur në çdo kohë.