Kuvendi e ratifikon marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftime me Bosnjën

E publikuar: 23/02/2023 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

82 votuan pro këtij projektligji, derisa nuk pati asnjë votë kundër ose abstenim.

Më pas Kurti i falenderoi deputetët që votun pro këtij projektligji.

“Faleminderit për votimin e marrëveshjes së parë”, tha Kurti, derisa pritet të votohen edhe dy marrëveshje tjera.