Politika e Kosovës takimet të fshehta për daljen nga kriza?

23.01.2016 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Politika e Kosovës takimet të fshehta për daljen nga kriza?

Burime ndërkombëtare thonë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është në panik të madh, jo vetëm nga opozita, por edhe nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, dhe për këtë arsye ata kanë intensifikuar bisedimet e fshehta me kundërshtarët për zgjidhjen e ngërçit politik.
Çfarë po ndodh në politikën kosovare tej asaj që duket?!

Dy gjëra: E para, po hetohet intensivisht se kush qe ajo dorë që i vuri zjarrin godinës së qeverisë së Kosovës gjatë protestës së fundi, bashkangjitur dhe faktit se kush qe ajo gojë që shqiptoi atë çast “Allahu Ekber”?

Dhe e dyta, po ndodhin lëvizje të shumta për të arritur një konsensus të fshehtë mes pozitës dhe opozitës për tejkalimin e krizës së rëndë që ka mbërthyer politikën.

Një burim ndërkombëtar në Prishtinë, informoi për këto dy zhvillime portalin tesheshi.com në mënyrë kofidenciale.

Për të parën çështje tha se shërbimet e inteligjencës që po merren me incidentet e protestës së 9 janarit, dyshojnë që zjarrëvënia dhe thirrja që e shoqëroi atë, “Allahu Ekber” të mos jenë dorë e opozitës.

“Mënyra e tërheqjes së policisë nga ruajtja e godinës qeveritare në momentin kur një grup protestuesish filluan të gjuajnë me koktej mollotov në drejtim të saj, lë shumë për të dëshiruar dhe dyshuar”, ka thënë burimi, duke shtuar se “Policia e Kosovës që njihet si polici që arreston protestuesit e dhunshëm, çudi që kësaj radhe dështoi në arrestimin e personave që gjuajtën në objektin e qeverisë si, dhe të personit që në atë moment thërriste “Allahu Ekber”.

Sipas tij, dalja para grupit të dhunshëm të protestuesve të deputetit më me ndikim të VV-së, Rexhep Selimit, duke kërkuar nga protestuesit që të mos gjuajnë qeverinë, dhe injorimi që iu bë nga grupi i protestuesve të dhunshëm, duhet të hetohet hollësisht nga Policia e Kosovës.

“Politikanët e Kosovës, si të pozitës ashtu edhe të opozitës nuk duhet të luajnë me zjarrin. Duhet të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Ndërkombëtarët po i monitorojnë dhe ky është një test shumë i madh për demokracinë e brishtë të Kosovës”, ka thënë burimi.

Ai shton më tej se në bisedimet e fshehta që po zhvillohen mes përfaqsuesve të pozitës dhe të opozitës, po zë një vend të veçantë dhe ky zhvillim, pra autorësia e atyre që lëshuan koktej molotov drejt godinës qeveritare, duke thirrur “Allahu Ekber”.

Bisedime të fshehta?! Po!

Burimi ndërkombëtar thotë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është në panik të madh, jo vetëm nga opozita por edhe nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, dhe për këtë arsye ata kanë intensifikuar bisedimet e fshehta me kundërshtarët për zgjidhjen e ngërçit politik.

Ai thotë se ndërkombëtarët janë në dijeni dhe po i monitorojnë këto bisedime të cilat kanë për ndërmjetësues një personi që ditë më para ka ardhur nga një ish-republikë e Jugosllavisë.

“Ndërmjetësuesi i ardhur nga Sllovenia ditë më parë, ka pasur një takim në objektin e Parlamentit të Kosovës me pozitën, e më pas është takuar edhe me liderin më të fuqishëm të opozitës kosovare”, ka thënë ai, por që nuk ka dashur të thotë nëse bëhet fjalë për Albin Kurtin apo Ramush Haradinajn.

Ndërsa për ndërmjetësuesin thotë se është shqiptar, njeri shumë i respektuar si nga ndërkombëtarët ashtu dhe nga vendorët. /tesheshi.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare