Hapat e fundit të Qeverisë kosovare që kanë të bajnë me ndalimin e hymjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, kanë alarmu mediat e Beogradit.
Gjithnji tue ju referue këtyne hapave, B92 shkruen se Prishtina tashma ka hartue nji listë të zezë për ndalimin e hymjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës.
Simbas kësaj agjencie, çdo gja ka fillue të Shtunën e shkueme, më 9 Prill, kur u arrestue ish – gjenerali Milovan Bojovic të cilit pastaj ju shqiptue masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.
Mbas kësaj u kumtue se MPB e Kosovës ka me arrestue liderin e Partisë radikale serbe Vojislav Seselj nëse hyn në Kosovë.
Kulmi i tensioneve, si i cilëson B92 hapat e fundit të Kosovës, asht vendimi për ndalimin e hymjes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikovic në Kosovë.
Po dje, nga partia e Aleksandar Vucic’it, u kumtu se drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Djuric’it i asht ndalue hymja në Kosovë.
Disa çaste ma vonë koalicioni parazgjedhor serb Dveri-DSS ka njoftu se po kjo masë i asht shqiptue funksionarit të lëvizjes Dveri Boshko Obradovicit.