Kush e largoi nga PS? Kokëdhima tregon dy emrat surprizë

E publikuar: 29/09/2017 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka bërë përgjegjës dy njerëz për largimin e tij nga Partia Socialiste.

I pari është vetë kryeministri dhe ish miku i tij, Edi Rama, ndërsa tjetri është Gramoz Ruçi, sot kryetar i Kuvendit.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Kokëdhima tregoi përpjekjet për ta bërë Zgjidhjen një fraksion të Partisë Socialiste dhe njerëzit që ai fajëson për këtë çështje.

“Ne i kërkuam kompromis ku të bëhesh një asamble pune dhe të pranohesh zgjidhja dhe programi i saj. Ne i ftuam të krijonin hapësirë debati dhe jo kongres për paradën e sukseseve të qeverisjes Rama. Një lëvizje që u krijua nga mijëra njerëz, si do shpreheshin ata njerëz? Do iknin në shtëpi sepse i dëboi Rama dhe Ruçi, të iknin nga Partia Socialiste”, tha Kokëdhima.