Kush do të bëhet kampion në Seria A sipas De Biasit

30.01.2016 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush do të bëhet kampion në Seria A sipas De Biasit

Seria A, e parë nga Shqipëria përmes syve të trajnerit të Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi. Italiani ka analizuar luftën për titull, duke thurur elozhe në të njëjtën kohë për mbrojtësin Elseid Hysaj, protagonist te Napoli.

Sipas tij, kampionët në fuqi mbeten favoritë për ta fituar titullin: “Juventusi mendoj se ka diçka më shumë, pasi falë eksperiencës është në gjendje për ta menaxhuar më mirë presionin se rivalet. Ndërsa Napoli, nëse ruan të njëjtin ritëm, mund të rivalizojë deri në fund.

Faza e parë ka qenë e përkryer për të kaltrit, Marek Hamsik duket ‘i rilindur’, ndërsa Insinje është një talent i çmuar për futbollin italian”.

Te Napoli po shkëlqen shqiptari Elseid Hysaj. Mendoni se ai ka mundësi për t’u përmirësuar akoma edhe më shumë? Është një djalë i besueshëm, zotëron cilësi të rëndësishme dhe nuk duhet të harrojmë se po flasim për një 21-vjeçar.

Ai në sezonin e fundit ka treguar se ka personalitet, teksa nuk ka pasur luhatje duke kaluar nga një skuadër e vogël si Empoli te një realitet si Napoli, transmeton panorama.

Mendoj se mund të përmirësohet akoma. Sipas këndvështrimit të De Biasit, a është Napoli ekipi që prodhon futbollin më të bukur në Itali?

Mua më pëlqen shumë edhe Fiorentina. Kam vlerësuar shumë eksperimentin e Souzës për të spostuar Bernardeschin në krahun e djathtë. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë edhe atë që po bën Empoli dhe jam i lumtur për Giampaolon, një trajner shumë i zoti, shkruan Lapsi.al.

Mendoni se Roma tashmë është jashtë garës? Hendeku është i madh, por në këto raste kurrë mos thuaj kurrë. Kush mendonte se Juventusi do të kthehej pas atij starti negativ?! Organikën e ka, ndaj nuk e përjashtoj Romën

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)