Kusari Lila: Në Gjakovë ka rrjet kriminal mes policisë, prokurorisë dhe ish-strukturave komunale

25.11.2015 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kusari Lila: Në Gjakovë ka rrjet kriminal mes policisë, prokurorisë dhe ish-strukturave komunale

Mimoza Kusari Lila ka rrëfyer për Rubikon se në qytetin e saj ekzistojnë rrjete të krimit të organizuar, të ndërlidhura me policinë, prokurorinë dhe ish-kryetarin e Gjakovës, Palë Lekaj.

Ajo ka thënë se tash e dy vjet po ballafaqohet me një përvojë interesante të nënshtrimit të frikës dhe presionit për të hequr dorë nga një qeverisje e drejtë.

“Për këto që po i them po bazohem në plumbin e Kallashnikovit në derën e banesës së Drejtoreshës së Arsimit, në bombën e vendosur në shtëpinë e drejtorit të Urbanizmit dhe së fundi hedhja në erë e veturës së bashkëpunëtorit të ngushtë Valon Llukës. Pra këto janë qëllime dashakeqëse për të ndërprerë punë e tyre, punën time, por e kanë gabim sepse këto akte veç sa po na forcojnë dhe ata nuk po arrijnë të na frikësojnë.”

E para e Gjakovës ka rrëfyer se i ka dorëzuar dhjetëra dosje në Prokurorinë e Gjakovës dhe në EULEX për krimet që, sipas saj, janë bërë që nga ish-kryetari Pal Lekaj e shumë vartës të tij, duke përfshirë edhe prokurorin aktual në Gjakovë, Ali Selimaj, transmeton Koha.net.

“Këto i kam dorëzuar dhe denoncuar në Prokurori dhe EULEX. Asnjë aktakuzë nuk është ngritur për denoncimet që i kam bërë unë… përkundrazi, një hetues i Pejës me ka kërcënuar direkt që, sipas tij, edhe gjatë mandati tim nuk po funksionuakan si duhet ndërmarrjet publike.”

Kusari Lila ka thënë se i vjen keq ta pranojë, por shprehet se është fakt se është ballafaquar me një rrjet të krimit.

“Paramendoni, ekzistojnë një mori dokumentesh të nxjerra nga kompjuteri i ish- drejtorit të Pronës, Ali Selimaj, tash prokuror, që kanë datën e lëshimit të viteve 1998 -99, por që në fakt janë shtypur në vitet 2007- 2010. Këto janë në prokurori, por jo nuk ngritën akuza për to, por tentohet të shpiket për bashkëpunëtorët e mi.’

Duke folur për kërcënimin që i është bërë asaj me eliminim fizik, kryetarja e Gjakovës thotë se sistemi i drejtësisë ka dështuar dhe për këtë ajo ndihet e dëshpëruar.

Thotë se kurrë nuk e kishte takuar ndërmjetësin për vrasjen e saj, por që këtë e ka bërë pasi kishte marrë vesh kush ishte ai.

“Pasi e kam marrë vesh kush është, kam qenë në një takim në Bishtazhin dhe kam hyrë dhe e kam takuar zotëri Çupin. E vërejta se ndihej në siklet dhe keq. Unë e dija se ai ishte ndërmjetësuesi për vrasjen time, e pyeta a ka nevojë për ndihmë dhe e ndihmova.”

Sipas asaj që ajo ka parë në raportin e policisë thuhet se për kokën e saj ishin paguar 300 mijë euro, ndërsa të një qytetari tjetër 30 mijë.

“Nuk e di. Policia duhet t’i zbardhë. Për mua ishte e panevojshme…”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

Presidentja kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe dekoron senatoren Shaheen, “synim anëtarësimi në NATO”

Presidentja kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe dekoron senatoren Shaheen, “synim anëtarësimi në NATO”

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike