Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka thënë se në qeverisjen e saj të fundit atje, janë realizuar pjesa më e madhe e premtimeve.
Sa i përket ujit të pijshëm, ajo ka thënë se tashmë 80 për qind është i kryer, njofton Klan Kosova.
“Sa i përket premtimeve të gjithë jemi në garë dhe jemi kundërshtar. Por duhet parë vlerësimet si ai i GAP, ku e ka nxjerr Komunën e Gjakovës si realizuesen më të madhe të premtimeve”, ka pohuar Kusari-Lila në Magazine Lokale.
Ajo më tej ka folur për projektet që ka atje AAK dhe Ardian Gjini, të cilat ajo i ka quajtur projekte futuristike. Më tej ka thënë se ka kandiduar edhe për një mandat se pikërisht AAK që të mos e marrë pushtetin në Gjakovë.
“Kandidimi im lidhet nga frika e marrjes së pushtetit nga AAK në Gjakovë”.
“Ne kemi program dhe së shpejti do të publikohet. Sa i përket programin të AAK janë disa projekte futuristike, që nuk janë në interes të qytetarëve por të interesave të ngushta të grupeve të caktuara”.
Ajo më tej ka thumbuar Gjinin.
“Interesat biznesore të Gjinit janë parë edhe kur ka qenë ministër”, ka thënë ajo ndër të tjera.


















