Kurti viziton KEK-un, takohet me menaxhmetin e interesohet për punën e blloqeve

E publikuar: 16/12/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.
Vizat vije pas krizës energjetike në vend. Kurti me këtë rast është takuar me menaxhmetin e kompanisë dhe është interesuar për punën e blloqeve.

Kreu i Qeverisë gjatë së mërkurës ka deklaruar se Qeveria do të ndaj shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.