Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri

E publikuar: 01/10/2024 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.