Kurti: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

E publikuar: 10/01/2023 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen me Serbinë dhe planin franko-gjerman, pas takimit me kryetarët e komunave, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha sërish se atë e shohin si bazë të mirë dhe se Serbia e ka refuzuar atë.

“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.