Kurti: Sa më shumë që nxit probleme Serbia në rajon, aq më shumë fonde merr nga BE

E publikuar: 12/12/2023 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurtii ka marrë pjesë sot në një konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik – Qendra në Evropë së bashku me Qendrën në Turqi, e ku është shpalosur raporti “Kthimi në binarë: Zhbllokimi i perspektivës euroatlantike dhe zhvillimore i Kosovës”.

Kurti në fjalimin e tij tha se Serbia në vend të shkopinjve, po merr vetëm karrota nga BE.

“Fatkeqësisht Serbia kupton vetëm forcën demokratike por në vend të shkopinjve, presidentit serb i janë qasur me karrota. Sa më shumë probleme që nxit në rajon, sa më shumë probleme që nxit në rajon, aq më shumë para kërkon dhe merr nga Bashkimi Evropian. Sa më shumë që ai shkon drejt Rusisë dhe Kinës, aq më shumë Bashkimi Evropian e ndjek me fonde.”

Pas fjalimit të njëjtit iu dha një embëlsirë, e pasi e mori shkaktoi të qeshura.

“Ne i themi llokum”, tha Kurti pasi mori dhuratën. “Çfarë mund të vë bast tani është që kafeja ime e dytë sot do të jetë shumë më e mirë se e para”.