Kurti rendit pikat ku qeveria i mbështeti qytetarët gjatë vitit 2022

E publikuar: 06/01/2023 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke i radhitur, sipas tij, veprimet që i ka ndërmarrë qeveria në vitin 2022 në drejtim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Ai përmend dy pakot mbështetëse për rreth 800 mijë qytetarë: atë për Ringjallje Ekonomike në vlerë prej 100 milionë euro dhe pakon për përballje me Inflacion në vlerë prej 150 milionë euro.

Kurti po ashtu e vuri theksin te shtesat e ndara për lehonat, fëmijët, pensionistët, punëtorët, studentët, etj.