Kurti: Policia ishte bërë gati të na vrasë ditën e 28 Nëntorit

30.12.2015 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Policia ishte bërë gati të na vrasë ditën e 28 Nëntorit

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për KTV, ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës ditën e 28 nëntorit brenda zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se njësia speciale ishte bërë gati për të vrarë aktivistë të VV-së, pasi ishte në pritje që dikush nga aktivistët të nxjerr diçka në formë revoleje.
Deputeti që po vuan arrestin shtëpiak deri më 17 shkurt të vitit 2016, ka thënë se Policia e Kosovës angazhoi 1000 policë për ta arrestuar atë në selinë e Vetëvendosjes.

“Ishte policia atë ditë që kishte mbushur rrugët me policë me uniforma, civilë dhe nuk dalloheshin. Natyrisht në momentin kur je në protestë e kanë të vështirë të arrestojnë dhe isha koshient se do të mund të ketë ndonjë ndërhyrje të policisë. Por nuk e kam pritur që do të angazhojnë forcat anti-terror”, ka thënë Kurti.

“I angazhuan 1000 policë dhe ata ishin në ndjekje të një terroristi që nuk ekziston. Ndërsymja e tyre ndaj nesh ishte hakmarrje ndaj nesh, ndaj protestave të opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit. Prandaj i angazhuan forcat anti-terror, por arsyeja tjetër për këtë është se aq shumë është në panik pushteti aktual që synojnë që kjo opozitë të ndahet dhe të zhduket”, ka shtuar ish-lideri i Vetëvendosjes.

Gjatë intervistës Kurti ka thënë se fjalimi i tij më 28 nëntor për Manifestim ka qenë i planifikuar dhe për këtë kanë qenë në dijeni të gjithë liderët e opozitës.

“Unë kam dal edhe më datë 18 nëntor në protestën që u organizua pas arrestimit të Donika Kadaj-Bujupit. Gjithsesi do të dilja edhe në protestën e radhës dhe nuk kam mundur të qëndrojë e të mos dal në datën më të rëndësishme të kombit shqiptar”, ka theksuar Kurti.

“Fjalimi im ka qenë i planifikuar dhe gjatë 10 ditëve para protestës unë kam qenë tërë kohën nëpër lagjet e Prishtinës. Jam përpjekur maksimalisht që të evitojë arrestimin tim sepse nuk dua t’i kontribuojë këtij regjimi. Më është dashur të marrë shumë rrugë dytësore dhe për këtë arsye kam arritur me dy minuta vonesë. Për këtë arsye moderatorja së pari e thirri Glaukun [Konjufcën] pastaj më thirri mua”.

Kurti gjatë intervistës për KTV-në ka thënë se policia anti-terror ka rrahur gjithë aktivistët e Vetëvendosjes që ishin të pranishëm në selinë e saj.

“Ne nuk mundim që në mes të rrugës ta prisnim policinë. Ata kanë filluar që të hyjnë nëpër të gjitha zyrat dhe kanë rrahur aktivistë të të dy gjinive dhe ua kanë drejtuar tytat e automatikëve në kokë dhe në gjokse. Ky është një lloj terrori që e kanë bërë atë ditë. Kanë futur aktivist edhe në tualet duke i rrahur. Erdhën tek unë, atëherë më kanë marrë dy ose tre policë, më kanë goditur në kokë dhe m’i lidhën duart, ka pasur shumë sprej, gaz lotsjellës, ka pasur shumë britma të shumë njerëzve të plagosur”, ka treguar Kurti momentet e arrestimit të tij.

“Ata na përgjojnë, ata kanë pritur që do të ketë diçka që do t’i përngjajë armës në mënyrë që të na vrasin. Është tipike për policin që ka shufër gome që të godas, por nuk është tipike që një polic që mban armë të të godas. Ata kanë pasur synim tjetër”, ka shtuar ai.

“Më dërguan në burgun e sigurisë së lartë për ta shfajësuar veten për ato që kanë bërë. Aty është izolimi shumë i madh. Gjashtë orë mund të shkosh në qelinë e përbashkët. Mandej ka bastisje të shpeshta. Për një javë na kanë braktisur katër herë. Burgu është i ri dhe i pastër. Është më i mirë se burgjet tjera. Këta politikanët thuajse e kanë bërë për vete atë burg”.

Kurti ka thënë se “është evidente se këta do të donin të qeverisnin pa opozitë. Nuk ka demokraci pa opozitë. Ne jemi dëshmia e demokracisë. Pa këtë opozitë Kosova bëhet regjim totalitar. Ne e kemi parë që qeveria Mustafa-Thaçi është një regjim, i cili në vend që ta mbrojë vendin na Serbia, ia demonstron pushtetin opozitës”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara