Lajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

18.08.2026 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e presidentit apo presidentes së re të Kosovës, duke shprehur vullnet për arritjen e një marrëveshjeje, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se qëllimi është që, në bazë të vullnetit të qytetarëve, Kosovës t’i sjellin një president apo presidente të re, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

“Ne në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që vendit t’i sjellim një president apo presidente të re, që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të institucioneve të shtetit dhe se për këtë mund dhe duhet të ndërtojmë mirëbesim.

Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributit në shoqëri, për me sa vëzhgohet edhe në profesionet e caktuara. Është vendim tejet i rëndësishëm dhe është proces shumë i ndjeshëm.

Andaj edhe pas këtij takimi kemi nevojë që të kthehemi te subjektet tona përkatëse politike. Ne te Lëvizja Vetëvendosje dhe delegacioni tjetër tek Lidhja Demokratike e Kosovës, në mënyrë që të zhvillojmë edhe konsultimet e brendshme dhe të ritakohemi ashtu që të merremi vesh.Besoj që mirëbesimi që kemi në njërën anë dhe në anën tjetër vullneti i qartë për të arritur marrëveshje për president, duket se na bëjnë optimistë.Tash e keni parasysh që Republika e Kosovës funksionon me presidentin në detyrë, me qeverinë në detyrë, por natyrisht edhe me deputetët që e kanë dhënë betimin, por së shpejti do të duhet që edhe të ketë fushëntyrë përkatësisht kuvendin e Republikës. Por kjo nuk do të jetë e qëndrueshme pa një marrëveshje për president apo presidente të re dhe për këtë ne po përpiqemi maksimalisht.Nuk janë në radhë të parë interesat e ngushta, azmbiciet individuale, por përkundrazi kemi vullnet për interes dhe përgjegjësi shtetërore e demokratike, pra për kreun e shtetit përkatësisht shprehjen e unitetit të popullit që mishërohet me një president apo presidente të re të Republikës”, tha Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë