Kurti në Turqi, takon kryetaren e Foçës me prejardhje shqiptare, Bora Fiçi

E publikuar: 05/07/2024 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Turqi, është pritur edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı.

Kurti, në një postim në Instafram, ka shkruar se Saniye Bora Fıçı është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, dhe se ajo është me prejardhje shqiptare.

“Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare. Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti, sot në Instagram.