Kurti: Konfirmimi i origjinës së kërcënimit dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës

E publikuar: 06/07/2025 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej dje në ora 11:00 u shtye për ora 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim potencial të një bombe brenda objektit të institucionit legjislativ të Kosovës.

Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës të cilët konfirmuan se lajmi për bombë ishte i rrejshëm.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.