Kurti e Xhelili në Beograd, republikanët serbë e njohin shtetin e Kosovës

10.12.2015 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti e Xhelili në Beograd, republikanët serbë e njohin shtetin e Kosovës

Të enjten për herë të parë, ndodhë takimi në mes të dy partive politike të dy shteteve fqinje, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Partia Republikane e Kosovës, ka pranuar ftesën e Partisë Republikane të Serbisë, që të jetë mysafire e një takimi të përbashkët në mes të këtyre dy subjekteve politike, që po mbahet në Beograd.

Vizita e drejtuesve të Partisë Republikane të Kosovës në Beograd – Faton Kurti, kryetar dhe Selver Xhelili, nënkryetar – për të cilën janë njoftuar edhe institucionet relevante ndërkombëtare, po ndodhë me kusht që Republikanët e Serbisë, së pari ta njohin publikisht shtetin e Kosovës, pastaj, me ardhjen e republikanëve serbë në pushtet, Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë si dy shtete fqinje të pavarura, raporton rajonipress.

Partia Republikane e Serbisë, udhëhiqet nga Nikolla Sandulloviq mbi të cilin ishin bërë dy atentate në Serbi për shkak të kundërshtimit të politikave radikale serbe. Kjo parti, faktikisht e pranon realitetin e ri në Kosovë – Pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga shteti serb dhe qeveria e Serbisë që ta njohë shtetin e Kosovës, dhe të njëjtën kohë, t’i kërkojë falje publike popullit të Kosovës për atë që bëri Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të normalizojë raportet si dy shtete fqinje dhe të pavarura.

Udhëheqësit e Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti dhe Selver Xhelili, nën masa të sigurisë nga Partia Republikane e Serbisë, tashmë arritën në Beograd.

Në fjalën e tij, kryetari Kurti, ka thënë se, Partia Republikane e Kosovës, do të bashkëpunojë me Partinë Republikane të Serbisë, të Shqipërisë, si shtete fqinje, dhe të gjitha partitë si motra të vendeve tjera në rajon e më gjerë, duke i harmonizuar planet e përbashkëta, në interes të shteteve tona të pavarura, sovrane e demokratike dhe qytetarëve tanë.

Ndërkaq, nënkryetari i PRK, Selver Xhelili, në paraqitjen e tij sot në Beograd, kërkoi nga drejtuesit e Partisë Republikane të Serbisë, që të insistojnë për zbulimin sa më të shpejt të të pagjeturve të luftës. “Duhet që Serbia të jetë fqinj i mirë, ta pranojë fajësinë dhe të ecim bashkë me popujt e përparuar të vendeve tjera demokratike, drejt Evropës”, ka thënë ndër të tjera Xhelili, i cili në vazhdim, ka kërkuar nga shteti serb, avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të barabarta me serbët e Republikës së Kosovës. “Duhet të thuhet realiteti i ri, këtu në Beograd se, me ardhjen e republikaneve në pushtet, përmes projekteve tona të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë, në Ballkan do të ketë stabilitet për gjithë rajonin”, ka theksuar Xhelili.

Ndërkaq, kryetari i republikaneve të Serbisë Nikolla Sandulloviq, si nikoqir i këtij takimi, ka përsëritur se Partia Republikane e Serbisë e njeh Kosovën shtet të pavarur e demokratik, si shtet fqinj.

“Me ardhjen tonë në pushtet, do t`i kërkojmë falje popullit shqiptar të Kosovës, për atë që bëri Serbia mbi popullin e pafajshëm shqiptar, duke hapur kështu rrugët e bashkëpunimit si dy shtete fqinje. Ne, republikanët do t’i japim të drejta të barabarta shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ashtu siç i kanë serbët në Kosovë”, ka spikatur ndër të tjera ai, duke shpreh edhe kundërshtimin kundër gjithë këtyre “kriminelëve”, siç është shpreh ai, që sollën Serbinë në këtë izolim, thuhet në njoftimin e delegacionit të PRK-së, transmeton rp.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan