Kurti e kandidon Aliun edhe për një mandat në Shtime

E publikuar: 03/06/2025 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti ka konfirmuar se kandidati i VV në Shtime për zgjedhjet lokale do të jetë kryetari aktual i kësaj komune, Qemajl Aliu, shkruan infosot.com

“Në Shtime do të vazhdojmë me Dr. Qemajl Aliun. Në Shtime mirëqeverisja do të vazhdojë me kryetarin Qemaj Aliu”, ka deklaruar Kurti.

“Besimi ynë për kryetarin Aliu është vlerësimi ynë për punën e tij. E puna e tij e madhe gjatë mandatit të parë, le të jetë motiv për edhe shumë punë të tjera e të mira për komunën dhe qytetarët e Shtimes”, përfundon ai.