Kurti: Deputetja Grainca u bashkua sot në Vetëvendosje

E publikuar: 04/04/2021 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur që deputetja Adelina Grainca i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka shpërndarë një fotografi bashkë me Graincën.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin i gjithmbarshëm”, ka shkruar ai.