Lajmet

Kurti: Dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

07.08.2026 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se ende nuk është arritur një marrëveshje politike, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, mbetet e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për presidentin/en sepse pa të është një “formulë tashmë e provuar” dhe “me metoda të njëjta nuk mund të kemi rezultate të tjera”.

Kurti deklaroi se janë të gatshëm të bashkëqeverisin me LDK-në, por tha se ka bindjen se kërkesat e tyre nuk përputhen me rezultatin zgjedhor.

“Meqenëse dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam i bindur që për qëndrueshmëri përpara, që nënkupton edhe shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare, që padyshim sikurse ato të mëhershmet do të ishin të panevojshme, të paarsyeshme e madje edhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë e vendit, nuk është e mundur ndryshe përveçse pa marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”, tha ai.

“Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim qeverinë e re të Republikës së Kosovës, mirëpo vijmë sërish tek problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me metoda të njëjta nuk mund të kemi rezultate të tjera.

Andaj, kjo do të shpjerë të pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Kurti pas takimit me Abdixhikun./eo

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit

Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

Pyetet se çfarë do të ndërronte në Prishtinë vetëm një gjë, Përparim Rama: Albin Kurtin

Maliqi i drejtohet Kurtit: Babë, ti je material për Oscar

Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse

Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Hamza pas dështimit të seancës: Lista Serbe dhe LVV po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore

Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Osmani s’e voton Simiqin për nënkryetar: Dihen arsyet pse

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person i kërkuar, ishte dënuar me 7 muaj burgim