“Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty nisi”, Gjesti hap kutinë misterioze… emocione të jashtëzakonshme për këngëtarin

E publikuar: 20/04/2025 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty nisi! E kam pas ëndërr të futem në Big Brother Albania”, tha Gjesti mes të tjerash teksa përmblidhte emocionet e tij në këto ditë qëndrimi në shtëpi.

Çfarë ishte Big Brother për Gjesin?

“Ëndrra ime që e kam dashur gjithmonë”, ishte kjo përgjigja ‘shkurt e shqip’ e tij.

Pasi hapi kutinë misterioze ai gjeti aty një mikrofonin e tij. Më pas shkoi drejt studios ku këndoi disa nga këngët e tij më në zë, e sigurisht…. u takua me motrën e tij.

Një emocion që e riktheu edhe një herë atë në pasionin më të madh… muzikën!/tch/