Kur Gruevski “vishet” me kostum shqiptar (Foto)

E publikuar: 16/12/2016 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-­kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski ka rënë pre e talljeve të një prej revistave më të mëdha në Maqedoni.

Revista “Fokus” në Maqedoni e ka hapur numrin e kësaj here me një fotografi të madhe të Gruevskit, i cili kërcen valle, i veshur me kostum popullor shqiptar, shkruan “Zhurnal”.

Mesazhi i fotos së madhe të Gruevskit është se nëse ai do të bëhet sërish kryeministër i Maqedonisë, duhet të bëjë koalicion me një parti politike shqiptare dhe se pikërisht shqiptarët “do ta kapin prej hundësh”.