Kunati i dy këngëtareve të njohura debuton në politikë? (Foto)

E publikuar: 31/08/2017 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja Berisha pa dyshim është prej më të përfolurave viteve të fundit.
Krahas çiftit Robert Berisha dhe Nora Istrefi, me lidhjen e Tunës dhe vëllait të vogël Patrisit, normalisht se gjërat janë bërë edhe më interesante.

Përflitet mbi fëmijët, relacionin mes kunatave e jo vetëm.

Por në gjithë këtë mesele i përfshirë shumë nuk ka qenë vëllai i madh i Patrisit dhe Robertit, Poliniku.

Instrumentisti u bë i njohur vetëm falë paraqitjeve nëpër rrjete sociale me Renée dhe Tianin por duket se tani e tutje mund ta shohim edhe më shpesh.

Berisha ka bërë debutimin në politikë duke zënë vend në listën e Lëvizjes Vetëvendosje! për garën e 22 Tetorit në kryeqytet.

Poliniku do mbaj numrin 26 në listën e subjektit politik që synon të udhëheqë kryeqytetin edhe për një mandat.

Lajmin e ka zyrtarizuar instrumentisti përmes një postimi në rrjete sociale ku mes tjerash ka falemnderuar Lëvizjen për besimin e dhënë. Suksese në garë Polinik!

berisha-1_1504117988-6525228