Kujtim Gashi eliminon Sinanin e Krasniqin nga gara për Kryetar të Kamenicës

E publikuar: 27/08/2017 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kujtim Gashi është emëruar kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e PDK’së. Gashi në këtë rast ka mposhtur kryetarin e tanishëm të kësaj komune, Begzad Sinanin si dhe Emin Krasniqin.

Partia Demokratike e Kosovës sot ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi. Ky i fundit aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, që nga themelimi.

“PDK vlerëson se Komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Gashi si Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në Komunën e Kamenicës. Ka qenë profesor për disa vite në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali.
Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për kandididaturën e Gashit është mbështetur nga kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë Emin Krasniqi.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës.

Ai gëzon mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike dhe Kosovës, ndërsa më 22 tetor, qytetarët e Komunës së Kamenicës, pa dallime partiake do ta mbështesin dhe votojnë atë për kryetar në mandatin e ardhshëm qeverisës.