Kujt po i pengon shprehja e lirë në degën e LDK-së në Klinë?!

E publikuar: 05/03/2016 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Florim Zeqa

Florim Zeqa

Ngjarja skandaloze që ndodhi në mbledhjen me kryetarët e nëndegëve të LDK-së në selinë e LDK-së në Klinë, me datën 1 Mars 2016, është shqetësuese për demokracinë e brendshme në këtë subjekt politik.

Sharjet, fyerjet, shantazhet dhe kërcënimet kanë qenë gjithmonë opcione të panjohura për LDK-në rugoviane. Përderisa tashmë janë bërë dukuri e zakontë. Etiketimet, linçimet dhe injorimet e intelektualëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të saj, që marrin guximin të shprehen ndryshe nga lideri i partisë apo ta pasqyrojnë në mënyrë besnike realitetin e hidhur, trajtohen jo si bashkpartiak, por si armiq të LDK-së !
Lufta kundër zërave ndryshe në LDK është bërë tepër e ashpër, kërcënuese me tendenca edhe të eliminimit fizik.
Personalisht deklarohem me përgjegjësinë më të madhe, se lufta ime kundër dukurive negative ka filluar që nga moshë e pjekurisë, për të vazhduar në mënyrë aktive në levizjen paqësore të viteve të ’90-ta (LDK),…para, gjatë dhe pasluftës në Kosovë e deri në ditët e sotme.
I tillë do të mbetëm, në mbrojtje të interesave të popullit tim. Asnjëherë nuk kam qenë dhe as që do të bëhem pjesë e grupeve të interesit. Kyqja ime në LDK, nuk ka qenë e rastësishme, kemi qenë si fshat në përgjithësi dhe si familje Zeqa në veqanti bastion i pathyeshëm i LDK-së për afro 17 vite,…jemi edhe sot mbështetës të filozofisë politike rugoviane, unifikues dhe kundër grupeve të interesit në LDK.
Nuk e di që mund të ketë rrëshqitje më drastike nga vlerat njerëzore dhe kombëtare njikohësisht, se sa deklarimet kundër veprimtarëve të diasporës që për një dekadë kanë mbajtë gjallë jetën institucionale në Kosovë, e kanë ndihmuar luftën çlirimtare, me ndihmat materiale janë duke e mbajtur gjallë edhe në ditët e sotme jetën e pashpresë të popullatës në Kosovë.
Një ndër qindëramijëra mërgimtar që kanë kontribuar për këtë shtet dhe këtë liri që po e gëzojmë sot, jam edhe unë,…me vogëlsinë time nuk jam ndalur në asnjë periudhë historike, nuk po ndalem edhe sot së punuari ditë e natë për të mirën e popullit dhe vendit tim.
Shkrimet, komentet dhe analizat e mia politike, gjithnjë janë të bazuara në aktualitet, të argumantuara me fakte dhe paprapavijë politike për të dëmtuar imazhin personal të askujt.
Ngjarja skandaloze që ndodhi në mbledhjen me kryetarët e nëndegëve të LDK-së në selinë e LDK-së në Klinë me datën 1 Mars 2016, është shqetësuese për demokracinë e brendshme në këtë subjekt politik.
Pasqyrimi i realitetit në Kosove, nga njerëzit në pushtet është i papranueshem. Për të qënë mirë me pushtetetarët duhet me ju pershtat mendimit te tyre , me ju thanë se gjithçka është në rregull, në të kundërten fillojnë sulmet nga më të ndryshmet, bile një kryetar i një nëndegë të LDK-së në Klinë kishte shkuar aq larg sa që kishte fillu me mendu me gjetur mënyra dhe rrugë për ndalimin e shkrimeve e të mia kinse unë qenkam duke e sulmuar LDK-në!
Kërkesa publike e njërit prej kryetarëve të nëndegëve të LDK-së, për pengimin fizik të veprimtarisë time publicistike me të gjitha mjetet e mundshme, e mbështetur në heshtje nga kryetari i degës dhe një pjesë e kryesisë prezente në këtë takim, jo vetëm që është formë e luftës speciale kundër zërave ndryshe në LDK, është ogur i zi për të ardhmën politike të subjektit politik në përgjithësi.
Mendoj, se personi që është thirrur në emër të linçimit tim, ose ka qenë i nxitur prej dikujt ose ka njohuri të cekëta në politikë. Andaj i kisha sugjeru mos të merret me politika ditore , por le të bëjë një hulumtim për veprimtarinë time e të familjes time.
Unë, angazhimet e mia politike i kam filluar në vitet e 90-ta .Te gjitha aktivitetet politike të asaj kohe zotëri i nderuar janë organizuar dhe mbajtur në fshatin tim gjegjësisht në lagjen Zeqa , saqë atë kohë klinasit me mburrje Bokshiqin e quanin Kaqaniku i vogël,…ngase jo të gjitha fshatërat e kanë pas guximin të bejnë organizime të tilla nën rrethanat e një okupim klasik serb. Prandaj ndjehem krenar për veprimtarinë time dhe për asnjë moment nuk tërhiqem nga veprimtaria ime, me të vetmën kërkesë për një shtet çfarë e deshti presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova , por jo për një shtet të çoroditur çfarë e kemi sot.
Megjithatë, në takimin e 1 Marsit 2016 në degën e LDK-së në Klinë, kishin ardhur në shprehje edhe zërat e guximshëm intelektual, si nga kryesia ashtu edhe nga kryetarë nëndegësh, që e kishin kundërshtuar fuqishëm kërkesën e bashkpartiakut të tyre për linçimin tim, duke ua rikuajtuar atij dhe koelgëve të tyre për kontributin tim përgjatë viteve të ’90-ta e deri në ditët e sotme.
Ju, drejtues të degës së LDK-së, kryetar nëndegësh, veprimtar dhe antarësi e LDK-së, ju ftoi të gjithëve pa dallim, që për secilin shkrim, fjali apo fjalë të vetme publike, të ballafaqohemi me argumente,…dhe nëse e gjeni vetëm diçka që nuk përshkon me realitetin, apo që ndokush ndihet i fyer nga shkrimet e mia, urdhëroni me fakte drejtohuni organeve kompetente,…përveq përgjegjësisë morale jam i gatshëm të marrë edhe përgjegjësi penale nëse e kërkon nevoja, ju lutem mos më kurseni,…ama mos u mundoni kot të më pengoni në punën time fisnike përmes mënyrave antinjerëzore dhe antidemokratike.
E nderuara kryesi e degës së LDK-së, forma e shantazhit politik që keni zgjedhur kundër meje, është një përpjekje e ndytë, e pamoralshme dhe me prapavijë politike dhe në kundërshtim të plotë me vizionin politik rugovian,… është kjo hera e dytë brenda viti që po përballem me atakime nga ana e juaj. Hera e parë ishte në mbrëmjen e vonë të 3 Majit 2015, më saktësisht në orën 00.33′, përmes një telefonate nga një eksponent i juaji, i cili përveq sharjeve e fyerjeve më ç’njerëzore kalojë edhe në kërcënim për terheqje të shkrimit; “Kuvendi i ndjenjave të përziera”, vetëm e vetëm pse në atë shkrim pasqyrova në mënyrën më besnike ecurinë e punimeve të kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së.
E ndjejë të nevojshme t’ju siguroj për një gjë; me shantazhet e llojit të tillë jo vetëm që nuk do të arrini të më zmbrapsni kurrë,…përkundrazi kurrën e kurrës nuk do t’ja arrini qëllimit të bëheni faktor politik kredibil në komunën e Klinës.
Në këtë mënyrë, asnjëherë nuk do mund ta ndaloni shprehjen e lirë dhe vullnetin e qytetarëve të vendit tuaj.
Zëri im, nuk është zë i vetmuar i diasporës, është zë i qindëramijëra mërgimtarëve, zëri im është zë i fuqishëm i elektoratit rugovian, zë i qindëramijëra votuesve besnik të elektoratit rugovian, që në forma të ndryshme janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre me zhvillimet politike në vend, e në veqanti në LDK pas lidhjes së kurorës së panatyrshme të nivelit qendror me PDK-në, e cila është në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit rugovian.
Ju kisha lutë të mos merreni shumë me veprimtarët e diasporës, ngase një fjalë e urtë popullore thotë; “së pari pastroje oborrin tënd e pastaj të kojshis.
Krejt në fund, ky reagim i imi le të shërbejë si mesazh për të gjithë qytetarët e vendit, për ta kuptuar qartë, sa e “lehtë” është puna e një gazetari në Kosovën e sotme!