Ajo ka përjetuar suksesin maksimal deri sa ishte vetëm një adoleshente në “Chiquititas” dhe “Rebelde Way”. Fama e saj arriti kulmin me koncertet e grupit të dale nga ky serial “ Erreway” në gjithë Amerikën Latine si dhe në Izrael.
Por nga viti 2009 ajo jeton një jetë hippie dhe punon në qendrën kulturore “El Peladero”. Ajo është shpërngulur nga Buenos Aires, dhe ka ndërprerë kontaktet pothuajse me të gjithë, përpos me Felipe Colombon aktorin që i dha jetë personazhit të Manuelit në Rebelde Way.

Camila, sot një 33 vjeçare, është e larguar krejtësisht nga bota e televizonit, dhe nuk ka interes të kthehet ndonjëherë. Ajo ka refuzuar ofertë milionëshe për të iu kthyer aktrimit, dhe ka preferuar të vazhdojë me jetën e saj prej hippie.
Larg nga fama, por afër me idealet e saj, Camila Bordonaba, është e lumtur me të tashmen e saj.





















