Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj dy shtëpive të komunitetit serb në qytetin e Klinës. Me datë 17.02.2016, rreth orës 17:20 min, persona deri tash të panjohur kanë hedhur gurë në shtëpinë e Zhivan Maziq dhe Vuka Radosavleviq në Klinë.
Këto raste të ulëta i ka dënuar ashpër kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dhe ka kërkuar që organet e policisë dhe ato hetimore të angazhohen në gjetjen e personave keqbërës, po ashtu edhe të marrin dënimet meritore.
Kryetari Bashota dënon ashpër sulmin ndaj dy shtëpive të komunitetit serb në Klinë
NGA KATEGORIA