Kryeministri Mustafa paralajmëron ndryshime në Qeveri

E publikuar: 16/03/2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë që së shpejti do të nisin bisedimet lidhur me ndryshimet në Qeveri.

Ai gjatë viztës së një fabrike në Suharekë, ka thënë se këto ndryshime do të bëhen në bazë të performancës së ministrave të kabinetit të tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Çështjet e tjera të reformatizimit mbeten çështje vazhduese sepse gjithmonë do të matim performancën e Qeverisë dhe karshi performancës do të bëjmë ndryshime”, ka thënë Mustafa.