Kryeministri izraelit i drejtohet popullit: Jemi zyrtarisht në luftë

E publikuar: 07/10/2023 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është edhe zyrtarisht në luftë.

Kjo si pasoje e hyrjes së terroristëve të Hamasit, sot, në jug të territorit izraelit.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë”, ka deklaruar Netanyahu.

Ai gjithashtu ka thënë se armiku do ta paguaj rëndë.

“Armiku do të paguajë një çmim që nuk e kanë njohur kurrë më parë.”

Në anën tjetër, terroristët e Hamasit kanë hyrë brenda territorit të Izraelit dhe kanë vrarë civilë rrugëve e në banesat e tyre.