Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është deklaruar për hetim dhe shkarkim të Ministrit të Bujqësisë Nenad Rekalo.
Sipas të njëjtin lajmi se Rekalo ka qenë në bordin e Sorosit është nja skandal më vete dhe në këto rrethana sipas tij,kryeministri Ramush Haradinaj është futur në kurth nga segmented e policisë dhe AKI –së, shkruan infosot.
Statusi i plotë i Zekës në fb
Ministri serb duhet hetuar, dhe shkarkuar
Lajmi qe doli, se ministri serb, ne Qeverine Haradinaj, ka qene i veshur si paramilitar, eshte lajm shume i rende.
Akoma me i rende eshte lajmi se ai ka maltretu kojshite shqipetare.
Lajm shume i rende eshte ai se, ky minister paska qene kater vite ne Bordin e Sorosit, me Shpend Ahmetin, Blerim Shalen, Jeta Xharren, e shume te tjere.
I ndodhur perpara nje skandali te tille, kryeministri Haradinaj u fut ne kurthe nga segmentet e policise, dhe te AKI-se, te cilet, ne njeren ane e leshuan kete informacion, ne anen tjeter i thane kryeministrit se “ministri eshte i paster”!
Zyrtari i larte i AKR-se, Rrahim Pacolli, i cili e pa informacionin, ishte i pari qe kerkoi shkarkimin e ministrit. A do duhej te njoftohej kryeministri para se lajmi te publikohej, sigurisht qe po.
Nje gje po duket shume, shume çarte: Beogradi, permes mashave te veta ne Kosove, po mundohen jo vetem ta rrexojne qeverine e porsaformuar, po edhe te shkaktojne turbullira, mundesisht deri tek ndonje lufte qytetare!

















