Kryeministri britanik dhe presidentit kinez biseduan në telefon për gati 1 orë

E publikuar: 25/03/2022 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boris Johnson ka pasur një “diskutim të qartë dhe të sinqertë” me presidentin e Kinës Xi Jinping për situatën në Ukrainë, tha Downing Street, raporton Sky News.

Një zëdhënës i Number10 tha se të dy udhëheqësit folën me telefon për gati një orë më parë sot.

“Udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët – përfshirë situatën në Ukrainë”, shtoi zëdhënësi.

Biseda erdhi pasi udhëheqësit e NATO-s i kërkuan Kinës që të “përmbahet” nga mbështetja e përpjekjeve të luftës të Rusisë dhe të përmbahet nga çdo veprim që do ta ndihmonte atë të shmangte sanksionet.