Kryebashkiaku i Londrës: Khan krahason Donald Trumpin me ISIS

E publikuar: 26/09/2017 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan, nuk pajtohet me vizitën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ne MB dhe përshkroi disa nga pikëpamjet e tij mbi Islamin si” injorante”, ka bërë të ditur e përditshmja angleze The Guardian. Sadiq Khan po ashtu ka kritikuar tonin e Trump, duke thënë: Ai e krahason Trumpin me ISIS.

Kryetari i Londrës tha se ai nuk është dakord me ftesën e Trump dhe ai nuk do t’a bëjë një gjë të tillë me kënaqësi. Ai gjithashtu kritikoi pretendimin e Trump-it që muslimanët të pengohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke iu drejtuar atij: “Mendoni mirë për atë që thoni, sepse ajo që thoni nuk është ndryshe nga ajo që thotë ISIS. Ata flasin për luftën e civilizimeve dhe se nuk mund të jeni njëkohësisht musliman dhe perëndimor, ndërsa ju në mënyrë të pashmangshme jeni bërë pjesë e lojë së tyre dhe i ndihmoni ata.