Krijohet grup punues parlamentar për të mbikëqyrur zbatimin e Ligjit të IPK-së

E publikuar: 22/02/2018 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak orë para se Komisioni për Siguri të dëgjonte versionin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, për skandalet në Inspektoratin Policor të Kosovës, të tjera suspendime kanë ndodhur në këtë institucion, shkruan sot Koha Ditore.

Sefaj ishte ftuar të raportonte për skandalin e konkursit të fundit të punësimit në IPK. Ai para disa javësh ishte njoftuar nga zyrtarë të IPK-së për shkeljet që ata pretendojnë se i ka bërë shefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti, i cili është suspenduar. Por në letrën e drejtuar përmendet edhe ushtruesja e detyrës, Miradije Kelmendi. Suspendimi i Mehmetit dhe zëvendësimi me Kelmendin kanë qenë temë diskutimi në mbledhjen e këtij komisioni.

Pas tri orësh ka përfunduar raportimi i ministrit të Brendshëm. Komisioni ka marrë vendim për krijimin e një grupi punues parlamentar, që do të skanojë problemet e këtij institucioni, dhe do të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për IPK-në./koha.net/