Krasniqi: Vendi dështoi, sepse ekonominë dhe privatizimin ua lamë njerëzve jokompetentë

13.01.2016 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Vendi dështoi, sepse ekonominë dhe privatizimin ua lamë njerëzve jokompetentë
Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka përmendur disa nga arsyet e mos-suksesit të Kosovës si shtet.

Një ndër to sipas Krasniqit janë marrëveshjet dhe nënshkrimet e gabuara që kanë bërë qeveritarët në Bruksel.
Krasniqi po ashtu ka përmendur si gabim vendimin e ekzekutivit që ekonminë e kanë lënë në dorë njerëzve papërvojë.

Ai në një shkrim autorial ka përmendur si dështim edhe çështjen e privatizimit e cila sipas tij, u la në duar atyre që më së paku duhej lënë.

Lexoni postimin e plotë të Krasniqit:

Ku qëndrojnë dështimet tona?
Në vendimet e nënshkrimet e gabuara. Çdo dështim është baras me: Tërësinë e vendimeve te gabueshme. Kjo do të thotë se, kudo e kurdo tërësia e vendimeve të gabueshme e ka vetëm një rezultat – Mos suksesin, dështimin. Mossuksesi ynë është rezultat i vendimeve dhe i nënshkrimeve të gabueshme që i bënë qeveritarët tanë në Bruksel!
Qeveritarët gabuan edhe kur morën vendimin për të qeverisur keq. Gabuan edhe kur ekonominë dhe zhvillimin ekonomik ua lan në duar njerëzve pa asnjë përvojë jetësorë e qeverisëse!
Dështuam si shtet, se privatizimin ua lamë në duar atyre që më së paku duhej tua lenim! Nuk vepruam më mirë as me arsimin e shëndetësinë e segmentet e tjerë vital të shtetit!
Dështuam pse dashurinë për kombin e kthyem ekskluzivisht në dashuri për paranë! Dhe kjo pati shtrirje të gjerë shoqërore!
Idenë e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e degraduam deri në skajshmëri me veteranët e rrejshëm të luftës! Edhe me ata që luftën e panë në ekranet televizive! Me ketë mashtrim, Kryevlerës kombëtare i kemi dhënë goditje rrënuese.
Çka kërkon suksesi?
Cilido sukses, në akëcilën fushë të jetës, është rezultat dhe vetëm rezultat i tërësisë së vendimeve të drejta. Pra kudo ku ka sukses, ai ka dalë si rezultat i vendimeve të drejta, i vendimeve të menduara e të planifikuara mirë e mirë dhe drejtë!
Suksesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte në vendimin e drejtë për të luftuar për liri e çlirim. Ky ishte vendimi vizionar i brezave i avancuar nga Adem legjendari! Ishte vendimi i Adem Jasharit ajo “ora yll” që lirisë sonë e jetës sonë i dha kuptim! Lë të krenohet secili që ishte pjesë e asaj ore!
Le të krenohen dhe le të krenohen shumë të gjithë ata ishin pjesë e asaj Ore të madhe të historisë, më shumë se me çdo orë tjetër të jetës së tyre!
Pas lufta, le të jetë turpi i atyre që kanë emër të përveçëm e jo kryevepra e UÇK-së, Çlirimi, Liria e Pavarësia! Ushtria Çlirimtare e Kosovës më pjesëtarët e saj të devotshëm, të renë apo të gjallë njohin e do të njohin vetëm nderin e lavdinë! Ajo kohë nuk mban përgjegjësi për një kohe tjetër. E cila kohë i ka “heronjtë” e vet te zi të të gjitha ngjyrave?!
Tani koha është e një tjetër vendimi të drejtë të qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre për t’i dhënë udhë shtetit të së drejtës! A do të kemi fat të jemi pjesë e këtij vendimi të drejtë? Besoj që do të jemi!
Ndryshimi do të ndodh me ne apo pa ne! Por uroj që ai të jetë pa hendeqe të mëdha mes grupimeve politike!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së