Memli Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK, ka thënë se PDK ka qenë vazhdimisht e hapur për njerëz të ri. “Njerëzit që kanë aderuar në PDK janë pjesë e rëndësishme e fushatës së PDK’së, thotë Krasniqi.
Ai thotë se, edhe pse me 10 vjet vonesë për dallim prej PDK’së, i vjen mirë që edhe partitë tjera kanë filluar të hapën.
Krasniqi thotë se, për dallim prej oponentëve, qysh shprehet ai, PDK nuk përdorë terminologji denigruese në fushate, por është e përqendruam në shpalosjen e programit të ‘Fillimit te Ri’.
Për koalicionin me AAK dhe NISMA, Krasniqi ka thane se, ky koalicion identifikohet prej lider hipit.
“Veseli e Haradinaj e kanë dëshmuar trimërinë e vet në të kaluarën, ndërsa tash e kanë gatishmërinë dhe guximin për me marrë vendime”, thekson Krasniqi.
Krasniqi shprehet i bindur se koalicioni PDK-AAK-NISMA do ti marr numrat për ta formuar qeverinë.
“Prej 48 deri 52% ka më qenë margjina e fitores tonë”, konsideron ai.
Sipas Krasniqit, PDK do të fitonte edhe si e vetme në zgjedhjet e 11 Qershorit, por në mënyre që mos të zgjatët formimi i Qeverisë mandej, është bërë koalicioni me AAK dhe NISMA, sepse me LDK kanë qenë të vendosur të mos bëhet koalicion.


















