Krasniqi: Beogradi e do “Vatikanin serb” në Kosovë

30.12.2015 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Beogradi e do “Vatikanin serb” në Kosovë

Ish–kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një shkrim autorial dërguar mediave ka komentuar në lidhje me deklaratat e fundit të Tomisllav Nikoliqit, i cili ka thënë se pozitës së Kishës ortodokse serbe në Kosovë t’i propozohet modeli i Vatikanit.

Lexojeni të plotë shkrimin e Jakup Krasniqit

“Pasi Qeveria e Kosovës (dy Kryeministra e saj) në bisedimet e Brukselit me Daciqin e Vuciqin, arritën ta krijojnë “zajednicën”, një “Republikë Serbska” në Kosovë, tashme të shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Ky fakt, për Beogradin ka hapur orekse të reja për copëzimin e Kosovës. Këto orekse, jo të pa njohura për çdo njëri që shikon pak përtej bregut, i shfaqi njeriu i parë i shtetit, Kryetari i Serbisë Tomisllav Nikoliq i cili në bisedë me patriarkun Irinej kanë biseduar dje në Patriarkanë për mundësinë që pozitës së Kishës ortodokse serbe në Kosovë t’i propozohet modeli i Vatikanit!

Pra, kreu i shtetit serb nuk është i kënaqur me një “zajednicë” serbe, ai kërkon edhe një “zajednicë” tjetër, por tani të Kishave e të Manastireve serbe në Kosovë.

Gazeta Beogradase “Novosti”, njofton për takimin e mbajtur në mes kreut të shtetit dhe kreut të kishës dhe se takimi është mbajtur në vlugun e përgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, e sipas paralajmërimeve të ekipit negociues serb.

Nga kjo bisedë, dihet se Qeveria serbe, për raundin e ri të negociatave ka ndërmend ta paraqesë pikërisht çështjen e statusit të Kishës Ortodokse serbe (KOS) dhe të pasurisë së saj në Kosovë.

Kjo është edhe një dëshmi tjetër se marrëveshjet me Serbinë nuk kanë përfunduar. Kur merret parasysh fakti se qeveritarët tanë deri më tani kanë bërë marrëveshje të dëmshme, për çka ka treguar edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vetëm në një marrëveshje ka konstatuar se janë shkelur tetëmbëdhjetë (18) nene të Kushtetutës të shpërndarë në tetë kapituj vital të saj.

Nga përmbajtja, shumësia e thellësia, këto shkelje në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen më atë të presidentit Sejdiu.

Pas këtyre shkeljeve të renda të Kushtetutës nga Kryeministri dhe delegacioni i tij në Bruksel, është më shumë se e qartë se këta njerëz e kanë humbur çdo kredibilitet për t’i vazhduar bisedimet me Serbinë.

Këta qeveritarë janë të obliguar që ta ndjekin rrugën e Presidentit Sejdiu dhe të dorëheqjen. Ky është edhe obligimi i tyre kushtetues – janë shkelës te Kushtetutës. Nëse këta nuk e bëjnë këtë, atëherë duhet të jetë veprimi i qytetarëve të bashkuar që t’i detyron të bëjnë ketë.

Pasi jemi në fund të një viti të një qeverisje tepër të keqe, këta njerëz të pa përgjegjshëm le ta presin Vitin e Ri 2016 duke i mbajtur pozitat e pa merituara, por me kushtin që të përgatiten për dorëheqjen nga pozitat e tyre që tani më janë kundër kushtetuese. Ky akt i këtyre njerëzve do të ishte Urimi më i mirë i fillimvitit 2016 për qytetarët e Republikës së Kosovës! Ata vetëm kështu, duke ikur nga pushteti, mund t’i shërbejnë vendit të tyre – Republikës së Kosovës. Është momenti i duhur që qytetarët e Kosovës, ta lënë shtetin në duar të sigurta!” (sic).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Në ditën e tretë, Jakup Krasniqi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë

Në ditën e tretë, Jakup Krasniqi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza

Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat