KQZ publikon rezultatet preliminare për komunat veriore

E publikuar: 20/05/2019 02:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve, Lista Serbe ka fituar bindshëm në të katër komunat.

Leposaviq:

Lista Serbe, Zoran Todiq (96.6% – 7015 vota)

Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.0% – 144 vota)

Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.4% – 105 vota)

Zubin Potok:

Lista Serbe, Srdjan Vuloviq (94.5% – 3995 vota)

Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (2.9% – 123 vota)

Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.6% – 110)

Zveçan:

Lista Serbe, Vucina Jankoviq (94.7% – 3767 vota)

Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (3.3% – 130 vota)

Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.0% – 81 vota)

Mitrovicë e Veriut:

Lista Serbe, Goran Rakiq (90.1% – 7092 vota)

Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (5.8% – 454 vota)

Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (4.1% – 324 vota)