Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet dhe tashmë rezultatet po plasohen në uebfaqe.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka deklaruar sot për Indeksonline se numërimi i fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje në të gjitha vendvotimet.
Ai ka thënë se transmetimi i rezultateve në faqen e KQZ-së do të vazhdojë gjatë ditës, ndërsa aktualisht janë duke u pranuar materialet nga Komunat e Kosovës.


















