KQZ: Lladrovci – 62,69 %, Xhemajlaj – 37,31 %

E publikuar: 18/12/2016 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të votimeve në balotazhin e komunës së Drenasit.

Kryetarja e këtij Komisioni, Valdete Daka ka bërë të ditur se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka marrë 14,242 vota ose 62,69 % ndërsa kandidati i Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj ka marrë 8476 vota ose 37,31 %.

Daka ka treguar se në këto rezultate që janë të përfshira rezultatet nga të gjitha qendrat e votimit, gjithsej 72, nuk janë përfshirë votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, njofton Klan Kosova.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së ka thënë se kanë qenë 22,718 fletëvotime të vlefshme dhe 581 të pavlefshme.