Kpuzi i thotë PO programit të LDK- së për qeverisjen me Komunën e Klinës

E publikuar: 12/10/2017 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar komune, z. Besim Hoti takoi banorët e fshatit Kpuz të Klinës.

Në takim morën pjesë edhe dy ish-oficerët e UÇK-së në Ministrinë e Mbrojtës të Republikës së Kosovës, z. Bernard Perlaska dhe z. Nevruz Berisha, e cila Ministri në atë kohë udhëhiqej nga z. Ahmet Krasniqi, raporton infosot.

Në këtë takim, kandidati për kryetar, z. Hoti shpalosi programin zhvillimor që ka hartuar dega e LDK-së për qeverisjen e Komunës së Klinës për periudhën 4 vjeçare 2017-2021. Hoti në vazhdim para të pranishmëve theksoj së me qeverisjen e LDK-së më Komunën e Klinës do të investojmë në infrastrukturë në secilin fshat dhe në të gjitha lagjet e qytetit të Klinës.