Kosovarit ia dëmtuan veturën dhe ia morën targat pasi hasi në barrikadë në Rudarë të dielën

E publikuar: 02/08/2022 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka thënë se të dielën në fshatin Rudarë derisa ishte duke lëvizur me veturë ka hasur në barrikadë, me ç’rast disa protestues i kanë dëmtuar veturën dhe i kanë marrë dy targat e saj.

Në raportin e policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti nën hetime.