Kosovari pretendon që e shpiku pajisjen që prodhon rrymë pa shpenzime (Video)

25.12.2015 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosovari pretendon që e shpiku pajisjen që prodhon rrymë pa shpenzime (Video)

Demush Beqiri nga Fshati i Vjetër i Ferizajt po pretendon që po shpik diçka të veçantë që do t’i hynte në punë mbarë njerëzimit. Thotë se bëhet fjalë për një gjenerator i cili do të prodhojë rrymë pa ndonjë shpenzim dhe nuk do ta ndotë ambientin.

Ai nuk është as fizikan e as elektricistë por energjinë e tij qe katër vite e ka orientuar te shpikja e një gjeneratori i cili sipas tij do t’i kontribuonte mbarë njerëzimit.

Madje Demushi pretendon zbulim të tillë deri sot nuk ka parë njerëzimi.
“Ky është një gjenerator për rrymë i cili nuk bën ndonjë shpenzim dhe nuk ndot ambientin. Ky zbulimi jem i sigurt që njëherë është më i miri në botë me sa e kam pa unë. Kam pas ngecje për financa me i ble pjesët që mu më nevojiten, e që ka të më shtyhet realizimi i projektit. Ky është një aparat që tani për tani  prodhon diku 15 kw  rrymë pa shpenzime dhe as nuk nxjerrë tym dhe nuk lëshon radioaktivitet”, tha ai për lajmi.net.

Demushi këmbëngul dhe është optimistë se zbulimi i tij do të ketë shumë sukses.

“Çdo zbulim e ka problemin e vet dhe nuk është e thjesht kjo punë mirëpo e kam idenë dhe shpejt do të dal në prodhim. Ky projekt është tani i vogël por në këtë drejtim mund të bëhen edhe centrale të mëdha jo vetëm për ne por për tërë botën. Ky zbulim është për prodhim të rrymës dhe kjo është e nevojshme në këtë kohë kur bota është në krizë për këtë produkt. Kjo është një gjë që zvogëlon ndotjen e ambientit”.

Nga ana tjetër, Selami Matoshi i cili jeton në Lucern të Zvicrës thotë se përmes mediave është njoftuar me punën e Demushit dhe ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojmë në forma të ndryshme.

“Në rast që përfundon ky projekt atëherë puna e përfitimi nga kjo shpikje do të jetë shumë e madhe. Unë po mundohem që në mënyrë financiare me i ndihmu dhe me disa mjete po ia sjelli nga Zvicra, me të vetmin qëllim që ky projekt të rezultojë me sukses” thotë Selamiu.

Ndërsa sipas Demushit, gjeneratori do fillojë të testohet dhe të hyjë në funksion brenda pak kohe. /lajmi.net.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë