Kosova vendi më i varfër në rajon, kjo është lista

E publikuar: 05/08/2022 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur numërohet Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori, shkruan Global Finance.

Sipas listës botërore të publikuar nga kjo faqe, e ku për bazë merren të dhënat zyrtare të shteteve të publikuara në FMN, Kosova del të jetë shteti i varfër në Ballkan dhe shteti i 105-të më i pasur në botë, transmeton Gazeta Express.

 

Pas saj vijnë disa vende më pak të zhvilluara të Afrikës, Azisë, Amerikës Jugore dhe ishuj të vegjël në Oqeani. Shqipëria nuk qëndron shumë më mirë në këtë listë, pasi ajo gjendet në vendin e 90-të e vetëm Kosova është më e varfër se ajo në Ballkan.

Shteti i pasur mbetet Luksemburgu me 140,694 dollarë për kokë banori. Pas saj vijnë Singapori, Irlanda, Katari e të tjera. Listën e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.

https://www.gfmag.com/global-data/economic-data/worlds-richest-and-poorest-countries

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!