Sport

Kosova pret mbështetje për anëtarësim në UEFA

02.05.2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova pret mbështetje për anëtarësim në UEFA

Kosova pret që nga 3 maji të jetë anëtare e Federatës Evropiane të Futbollit që njihet shkurt si UEFA. Ky optimizëm, është shprehur pas takimit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Presidenti Thaçi ka thënë me këtë rast se Kosova ka plotësuar gradualisht standardet e kërkuar nga UEFA.

“Mbesim me besim të fuqishëm, me bindje të plotë se do të fitohet shumica e mjaftueshme për mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës që të jetë pjesë e UEFA-s dhe menjëherë pas kësaj, presim edhe anëtarësimin në FIFA”.

“Kështu që mund të themi se nga gjysma e dytë e kësaj vere, apo fillimi i vjeshtës së këtij viti, edhe futbolli i Kosovës, ekipet kosovare, ekipet kombëtare të Kosovës do të jenë pjesë e garave evropiane, pjesë e ndeshjeve tanimë edhe zyrtare për Kampionatin botëror”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, ka deklaruar se vendimi i së mërkurës nga kongresi i UEFA-s, pritet të jetë pozitiv. Me këtë anëtarësim, ka vijuar Vokrri, do t’ju hapen shumë rrugë sportistëve kosovarë.

“Ne me mundësitë tona nuk jemi ndalur asnjëherë dhe gjithmonë kemi punuar dhe kemi ardhur deri këtu. Ne kemi potencuar edhe vështirësitë ligjore që kemi pasur, kur në shtator u vendos që kjo çështje do të dërgohet për votim në Kongres. Ne shpresojmë se do ta kemi shumicën [e votave] në këtë kongres dhe të hapim rrugë të reja për të rinjtë edhe të rejat tona, sepse e kemi edhe futbollin e femrave”, ka theksuar Vokrri.

Kongresi i UEFA-s do të mbahet nesër në Budapest, ku në rend dite është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë e futbollit evropian.

Por, Mithat Belegu, ish-gjyqtar ndërkombëtar, konsideron se sa i përket gjendjes së sportit, duke i analizuar faktet dhe nivelin ndërkombëtar, Kosova nuk ka bërë sa duhet për të qenë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë sportivë.

“Unë jam i mendimit, jo vetëm në futboll, por në përgjithësi në të gjitha sportet nuk kemi qenë të përgatitur për pranim në këto organizata. Ne, më tepër jemi angazhuar për t’u pranuar në to, sesa që i kemi bërë parapërgatitjet për të marrë pjesë në aktivitetet e federatave ndërkombëtare”, ka thënë Belegu.

Sipas Belegut, një gjendje jo e mirë është evidente në të gjitha federatat sportive, si në futboll, basketboll, hendboll. Sipas tij, institucionet e Kosovës që nga paslufta shumë pak kanë bërë për sportin.

“Sportistët tanë më shumë po vijnë në shprehje në shtetet e huaj, ngase atje kanë kushte shumë më të mira. Kjo e vërteton që Kosova dhe shqiptarët kanë talent dhe janë të prirë për sport”.

“Mirëpo, për të arritur një cilësi të nivelit evropian, duhet të krijohen kushtet dhe të punohet shumë më tepër, e ato kushte janë infrastruktura edhe kuadri profesional. Ne shumë pak kemi investuar për aftësimin e kuadrit profesional”, ka vlerësuar Belegu.

Ndërkaq, Besim Hasani, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, me herët kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se Federata e Futbollit të Kosovës, pavarësisht pengesave të deritashme ligjore për anëtarësim në federatat evropiane dhe botërore të futbollit, do të pranohet në to.

“Njohja e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar, përveç tjerash, nënkupton që çdo sportist nga Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për lojëra olimpike”.

“Në këtë drejtim, edhe futbollistët kanë të drejtë. Kështu që, nuk mundet tash të dalë pengesë një anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për ta pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës. Me pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, çështja e ndërkombëtarizimit përfundon, kur bëhet fjalë për federatat ekzistuese dhe aktive në Kosovë”, kishte thënë Hasani.

Pranimi eventual i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, kishte theksuar Hasani, do t’i rrumbullakonte përpjekjet që janë bërë për rreth 20 vjet që edhe federatat e sporteve të Kosovës të jenë të barabarta me federatat sportive të botës dhe që sportistët e Kosovës të jenë të barabartë për kualifikime dhe pjesëmarrje në kampionate evropiane dhe botërore, si dhe në lojëra olimpike.

Në janar të vitit 2014, FIFA i kishte lejuar Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore, por me disa kufizime.

Ndeshjen e parë miqësore, të nivelit ndërkombëtar dhe me lejen e FIFA-s, Kosova e ka luajtur më 5 mars të vitit 2014, me përfaqësuesen e Haitit.

Që atëherë, përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka zhvilluar një varg takimesh miqësore ndërkombëtare, në Kosovë dhe jashtë saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit