Kosova nuk është e gatshme të presë të dëbuarit nga BE

15.08.2015 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova nuk është e gatshme të presë të dëbuarit nga BE

Vala e emigrimit që ishte në fundvitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, nuk ka ndalur shtetet evropiane që të bëjnë rikthimin në Kosovë.

Sipas statistikave të siguruara nga KosovaPress, rezulton që në Kosovë janë kthyer 7.554 emigrantë. Vetëm 13 janë kthyer nëpërmjet pikave kufitare tokësore, ndërsa 7.541 në pikat kufitare ajrore.

Përkundër që vullnetarisht janë kthyer 4.295 apo 57 për qind emigrantë kosovarë, 3.259 apo 43 për qind janë kthyer me forcë. Statistikat e MPB-së tregojnë se moshat që kërkuan azil sillen nga 18 deri në 34 vjeç, bënë të ditur KosovaPress.

Edhe statistikat e EUROSTAT tregojnë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, numri i kosovarëve që në mënyrë ilegale kanë shkuar në vendet e Bashkimit Evropian është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke arritur shifrën prej rreth 50 mijë emigrantëve.

Kjo ikje e madhe e kosovarëve në shtetet e Bashkimit Evropian mbetët brengosëse për drejtorin e Departamentit për Diasporë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka.

Mosperspektiva, humbja e shpresës dhe moszhvillimi ekonomik, kanë bërë që shumica e kosovarëve të cilët emigruan, të shesin pronat e tyre, e kjo vetëm për të ikur nga Kosova.

“Ne e kemi parë dhe jemi dëshmitarë shumë të freskët që mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës kryesisht rinia kanë ikur në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar. Kjo është brengosëse sepse ata shumë shpejt do të kthehen në Kosovë dhe do të sjellin edhe telashe tjera sepse një pjesë e mirë e tyre edhe i kanë shitur pronat vetëm për t’u larguar nga Kosova. Arsyeja është shumë e thjeshtë mos perspektiva , humbja e shpresës, mos zhvillimi ekonomik”, tregon Lluka.

Në mesin e këtyre të dhënave të nxjerra nga Statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) rezulton që meshkujt ishin ata të cilët kërkuan azil më shumë se sa fermat. Kurse të rinjtë ishin ata që prinin në kërkesat për azil. Statistikat e MPB-së tregojnë se moshat që kërkuan azil sillen nga 18 vjeç deri në 34 vjeç.

Për këtë, Lluka thotë se rinia kosovare nuk po mund të depërtojë në tregun e punës. Ai thotë se për të kthyer rininë në vend të punës duhet një plan zhvillimor për Kosovën. Sipas Llukës mbetët shqetësues edhe fakti se si Qeveria e Kosovës do të arrijë të menaxhojë me të kthyerit emigrantë në Kosovë, të dëbuar nga i vendeve të BE-së.

“Tregu i punës në Kosovë, rinia jonë e re nuk mundet të depërtojë në punë dhe rritja ekonomike e cila po paralajmërohet diku rreth 3 për qind, nuk mund ta krijojë mundësinë që këta njerëz të gjejnë vende të punës. Për ta sjellë këtë rini në vende të punës duhet një planë tjetër zhvillimor për Kosovën, i cili do t’u sjellë njerëzve një perspektivë dhe një shpresë për të qëndruar në Kosovë. Kthimi i dhunshëm i azilantëve apo njerëzve që ilegalisht kanë migruar nëpër shtetet e Evropës, nëpërmjet Hungarisë dhe Serbisë me siguri do t’i sjellë shumë telashe Kosovës dhe Kosova s’e di sa do të jetë e përgatitur për t’i mirëpritur”, tha Lluka për KosovaPress.

Në statistikat e publikuar nga organizata për statistikat e Komisionit Evropian, EUROSTAT në qershor të këtij viti, rezulton se 185 mijë persona kanë kërkuar azil për herë të parë në Bashkimin Evropian gjatë tremujorit të parë të vitit 2015-të.

Kosovarët janë ata që prijnë, të pasuar nga sirianët dhe afganët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë