osova renditet e fundit në rajon për nga sasia e hulumtimeve shkencore të njohura nga EBSCO (Baza ndërkombëtare e të dhënave për botimet shkencore me impakt faktor). Po ashtu mbetet larg nga arritja e standardeve evropiane për zhvillimin e kërkimit shkencor, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa Kroacia radhitet e para për nga numri i punimeve shkencore, me 56.461, pas saj Serbia ka 49.069 punime shkencore.
Sllovenia ka 48.454 punime shkencore, ndërsa Kosova radhitet e fundit me vetëm 826 të tilla. Dyfish më shumë punime shkencore ka Mali i Zi.
Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se kërkimet shkencore në Kosovë deri më tani nuk kanë qenë prioritet. Por problem tjetër, sipas tyre, është edhe mungesa e dokumenteve strategjike për hulumtime shkencore.